
Dallasi në finalen e madhe, shkëlqen sërish Donçiç
Ekipi i Dallas Mavericks u shpall kampion i Konferencës së Perëndimit në NBA. Skuadra teksane fitoi 124-103 ndaj Minnesota në ndeshjen e pestë finale, duke fituar 4-1 me takime dhe fituar trofeun. Basketbollisti Luka Doncic u shpall “MVP” i finaleve në Perëndim.
Në finalet play off për titullin kampion në NBA, ekipi i Dallas do të përballet me Boston Seltiks, kampion në Lindje.
Ndeshja e fundit edhe pse u luajt në fushën e Minnesota, në përgjithësi u komandua nga miqtë, që këtë herë nuk toleruan. Luka Donçiç dhe Kajri Irving realizuan nga 36 pikë secili, një dyshe që kuptohen symbyllurazi në fushë. Të vetëm ata mundën ekipin e Minnesota, ku Eduards dhe Touns realizuan nga 28 pikë secili, por që s’mjaftuan për të fituar.
Finalja e parë play off do të luhet më 6 qershor në fushën e Boston, që ka renditjen më të mirë në sezonin e rregullt.
Konferenca e Lindjes-Finale
Boston – Indiana, (4-0)
Konferenca e Perëndimit-Finale
Minnesota – Dallas, 103-124 (1-4)