Dash Sula u tërhoq nga kandidimi, zbardhet prapaskena si Adreatik Llapaj donte të mashtronte për ti marrë mandatin
Deputeti Dashnor Sula ka tërhequr emrin nga lista e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet.
Mësohet se vendimi është marrë për shkak të mosarritjes së një akordi për menyren si do të funksionojë bashkëpunimi në qarkun e Elbasanit.
Më herët kemi publikuar se Llapaj kishte vendosur babain e tij në lista të sigurta në Berat teksa këto ditë ka thënë që ai do të tërhiqej, por duke parë lëvizjen që kanë bërë me Sulën, kjo e nxjerr zbuluar Adreatikun me Endrin që kanë dashur që të marrin votat e Sulës për të nxjerrë një deputet në Elbasan.
Ai e ka pasur emrin në pozicionin e listës se hapur, por nuk ka marrë garanci që nëse merr votat e mjaftueshme për të dalë deputet, pesë kandidatët e listës së mbyllur do ta linin mandatin e deputetit.
Sula ishte kandidat në listën e Partisë Demokratike për qarkun Elbasan, por pasi Berisha e la në listë të hapur, demokrati i pakënaqur, hoqi dorë.