Daut Haradinaj kujton momentet historike të Betejës së Koshares
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka përkujtuar 27-vjetorin e Betejës së Koshares, duke e cilësuar atë si një nga momentet më të rëndësishme të luftës për çlirim.
Ai ka theksuar se më 9 prill 1999, luftëtarët shqiptarë, nën udhëheqjen e Rrustem Berishës, u nisën drejt një misioni historik për të thyer kufirin shqiptaro-shqiptar.
Postimi i plotë:
Sot, 27 vite më parë, gra e burra të bashkuar si kurrë më parë po niseshin drejt një misioni historik, mision që më vonë do të njihej si Beteja e Koshares. Në mëngjesin e hershëm të 9 prillit, Komandant Rrustem Berisha me eprorët e tij po niseshin për ta thyer përfundimisht murin shqiptaro-shqiptar. Nga ky mëngjes e deri në çlirimin e plotë, kjo betejë e turpëroi skajshëm ushtrinë serbe, ndërsa kombi ynë u pasurua me shumë heronj të kësaj beteje.
I përjetshëm kujtimi për dëshmorët e Koshares dhe gjithë dëshmorët e kombit.