
Daut Haradinaj: Kurtit i ka humbë rruga në oborr

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Kurti për fëmijët dhe thirrjet ‘babë’ në tubime.
Daut Haradinaj ka thënë se Kurtit i ka humbur rruga në oborr.
“Skandali i radhës i Kryeministrit Kurti të cilit i ka humbur rruga në oborr. Në mungesë të një oferte për qytetarët, ai ka filluar të duket qesharak. Vetëm dëgjojeni si shprehet para popullit, duke shkuar aq larg sa t’u thotë: “Po më thoni babë që t’jua rris fëmijët”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka shtuar se kjo nuk ka ndodhur as në vendet më primitive e komuniste.
“Kjo nuk ka ndodhur as në vendet më primitive e komuniste, ku diktatura ja u kontrollon edhe oksigjenin. Shpresoj që vetëdija jonë kolektive të gjejë forcë dhe dije për ta tejkaluar këtë mendësi të çmendur të Kurtit”, është shprehur Daut Haradinaj.