AA
Zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Doganave, Mustafa Dauti, realizoi sot një takim pune me përfaqësues të lartë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shkup, përfshirë Atasheun e ICITAP-it, Michael McKee, këshilltarin politik Matthew Flannes dhe këshilltarin Adrian Ismaili.
Në fokus të takimit ishte misioni i ICITAP, program kyç i cili kontribuon në forcimin e kapaciteteve institucionale përmes trajnimeve me standarde ndërkombëtare, me theks të veçantë në fushën e sigurisë kufitare dhe profesionalizmit të shërbimeve doganore.
Dauti shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadës amerikane dhe theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në të ardhmen, si një lidhje strategjike për siguri dhe efikasitet më të madh institucional.

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova tha se garancia më e madhe për sigurinë e tyre është anëtarësimi i
Shefi i NATO-s, Mark Rute në konferencë për media me presidenten e shtetit, Gordana Siljanovska, e vlerësoi RMV-në si aleat
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka dhënë detaje të reja lidhur me rastin tragjik që ndodhi dje në