De Laurentis, premio prej 10 mln eurosh për eliminimin e Barcelonës
Skuadra e Napolit do të ketë punë mbrëmjen e së martës ku do të përballet në transfertë ndaj Barcelonës në orën 21:00 për ndeshjen e dytë të fazës së 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave që u zhvillua në ‘Diego Armando Maradona’ ka përfunduar me rezultatin e barabartë 1-1, ku për Barcelonën shënonte Robert Levandovski, ndërsa për napolitanët Viktor Osimhen.
Presidenti i klubit italian, Aurelio De Laurentis, u ka premtuar lojtarëve të tij një bonus prej 10 milionë eurosh në rast se kualifikohen në edicionin e vitit 2025 të Kupës së Botës për Klube, sipas ‘Corriere dello Sport’. Kjo mund të bëhet vetëm nëse Napoli eliminon Barcelonën nga Liga e Kampionëve, andaj kjo përballje mund të shërbejë si një motivim i madh për kampionin në fuqi të Italisë.
Krahas bonusit nga presidenti, Napoli gjithashtu do të përfitonte 10.6 milionë euro nga UEFA në rast se sigurojnë biletën për në gjysmëfinale.