De Rosi mes dy opsioneve para përballjes me Interin
Pas angazhimeve me Salerintanën, Veronën dhe Kaljarin, Daniele De Rossi përballet për herë të parë, që nga fillimi i rrugëtimit të tij si trajner i Romës, me një supersfidë. Interi deri më tani ka qenë superfuqia e kampionatit italian, dërrmues në krahasim me të gjithë konkurrentët e tjerë, përfshirë të ashtuquajturat skuadra të mëdha.
Është kurioze, të kuptojmë se si De Rossi mund ta ketë përgatitur këtë ndeshje. Sipas Zakaronit, në faqet e “Corriere dello Sport”, ka dy opsione.
Së pari, të zgjedh stilin e Murinjos me “luftanijen” gati për të përballuar në mbrojtje ofensivën e Interit, në mbrojtje të rezultatit. Së dyti, të luajë si “shahist”.
E sigurt, megjithatë, është se De Rossi ishte në gjendje t’i rikuperonte lojtarët që kishin humbur qartësinë nën drejtimin e Mourinjos, falë karakteristikave të tij si njeri i dhomës së zhveshjes dhe aftësive të shkëlqyera komunikuese.