Debate, flirte dhe…/ Kush janë banorët e rinj që do i bashkohen shtëpisë së BBVA?
Në shtëpinë e “xhuxhave”, janë ndjerë “ethet” e lojës. Kush prej Arsidës, Bernardit, Briseidës & Jorit, Edës, Ejonës, Gramosit do i bashkohen shtëpisë?
Nga ana tjetër, në shtëpinë e vip-ave, nuk kanë munguar dinamikat. Debate të forta, por dhe flirte. A është krijuar çifti i parë?
Spektakli i “Big Brother Vip” vjen mbrëmjen e sotme nga ora 21:15, nën drejtimin e Ledion Liços, në ekranin e Top Channel, por edhe në dy kanalet e dedikuara, “Big Brother Vip 1” dhe “Big Brother Vip 2”, në DigitAlb.