AA
Trajneri Erik Ten Hag. ka nisur aventurën e tij te Bajer Leverkusen në mënyrën më të keqe të mundshme, duke pësuar një humbje 5-1 ndaj ekipit nën 20 vjeç të Flamengos në një ndeshje miqësore.
Holandezi u shkarkua nga Mançester Junajtid në tetor, pas një fillimi të dobët sezoni dhe kaloi disa muaj jashtë futbollit, pavarësisht interesimit të disa klubeve për ta rikthyer në stol.
Në verë, ai pranoi ofertën e Leverkusenit, kampionëve të Bundesligës 2024, pasi Ksabi Alonso u largua për të marrë drejtimin e Real Madridit.
Ten Hag mori një skuadër me ndryshime të mëdha, pasi Florian Virc dhe Jeremie Frimpong janë transferuar te Liverpuli.
Ndeshja e tij e parë erdhi ndaj të rinjve të Flamengos dhe rezultati ishte zhgënjyes. Leverkusen pësoi dy gola brenda 10 minutave të para dhe shkoi në pushim me rezultatin 4-0.
Në fillim të pjesës së dytë, Flamengo shënoi edhe golin e pestë, duke thelluar edhe më shumë humbjen e gjermanëve.
Leverkusen arriti të shënojë golin e nderit me 17-vjeçarin Montrell Culbreath, ndërsa edhe Granit Xhaka pati disa minuta.
Kjo humbje poshtëruese ka rritur menjëherë presionin mbi Ten Hag, i cili kërkon të ndërtojë një ekip konkurrues pas largimeve të rëndësishme gjatë verë.
Iniciatori i peticionit për mbajtjen e provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, Mevlan Ademi, ka njoftuar se ka zhvilluar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme njoftoi se evakuimi i shtetasve maqedonas nga vendet e Lindjes së
Përfaqësia e Fondacionit Maarif të Turqisë (TMV) në Maqedoninë e Veriut ka organizuar një program iftari në kryeqytetin Shkup, transmeton