
Dega e ASH-së në Likovë emëron shefin e ri të shtabit për zgjedhjet lokale
July 28, 2025
AA
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka njoftuar se dega e ASH-së në Likovë ka zgjedhur sot Shefin e ri të Shtabit zgjedhor për zgjedhjet e Tetorit. Me mbështetje të plotë, Shkëlqim Musliu është mandatuar në këtë funksion të rëndësishëm.
“Dega e Likovës u bë sot me Shef Shtabi. Të gjithë votuam që në krye të fitores së Tetorit të jetë Shkëlqim Musliu. Urime dhe suksese në detyrën tënde që mbi të gjitha është mision!”, shkruan Taravari.