
Dëgjohen britma, publikohen pamjet tronditëse nga aksidenti tragjik kur makina u përfshi nga flakët (Video)
Një aksident i rëndë ndodhi në Fushë-Prezë, ku katër të rinj, të moshës 20 deri në 25 vjeç, humbën jetën pasi makina e tyre u përplas me një betoniere dhe shpërtheu në flakë.
Sipas familjarëve, dy prej viktimave ishin vëllezër që kishin shkuar në aeroportin e Rinasit për të marrë kushëririn e tyre, i cili sapo ishte kthyer nga Gjermania. Në rrugën e kthimit, makina e tyre u përplas me betonieren, e cila dyshohet se ishte ndaluar në rrugë.
Një familjare e tre prej viktimave ka deklaruar se djemtë kishin kërkuar ndihmë pas përplasjes, por shoferi i betonieres nuk kishte reaguar dhe madje ishte larguar nga vendngjarja.
“Ditën e aksidentit dy vëllezërit kishin shkuar bashkë me shokun në aeroportin e Rinasit për të marrë kushëririn e tyre i cili do të kthehej nga Gjermania. Në momentin kur janë kthyer, makina e tyre është përplasur me betonieren e cila kishte ndaluar në rrugë. Kur janë përplasur djemtë kanë bërtitur për ndihmë, por shoferi nuk i ka ndihmuar duke mos i hapur derën dhe është larguar”, tha ajo.
Ndërkohë “News 24” ka publikuar edhe një video tronditëse nga aksidenti tragjik me 4 të vdekur, ku dëgjohen britmat e tyre.
Ngjarja ka tronditur familjet dhe komunitetin, duke sjellë në vëmendje edhe njëherë rrezikun në rrugët e vendit dhe nevojën për masa më të rrepta sigurie.
!function(r,u,m,b,l,e)r._Rumble=b,r[b](window, document, “script”, “Rumble”);
Rumble(“play”, “video”:”v6oua86″,”div”:”rumble_v6oua86″);