
Dejvis te Real Madridi, Bajerni kërkon yllin e Milanit
E ardhmja e Alfonso Dejvisit shihet gjithnjë e më larg Bajernit të Munihut. Mbrojtësi kanadanez kërkon largimin nga bavarezët dhe destinacioni i tij pritet të jetë Spanja, me Real Madridin që janë favoritët për të nënshkruar me 23-vjeçarin.
Në krahun tjetër, Bajerni akoma beson se mund të arrijë të bindë kanadezin për ta mbajtur në Munih, por në rast se ai do të largohet, bavarezët kanë gati goditjen e bujshme për ta zëvendësuar.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë të Milanit, Teo Hernandez. Ky i fundit është në kontratë me Milanin deri në vitin 2026, por mesa duket francezi ka rritur kërkesat për pagën, diçka që “kuqezinjtë” nuk mund t’ia plotësojnë.
Në rast se Dejvisi largohet, Bajerni do të futet “all in” për të siguruar shërbimet e Teos për të cilin janë të gatshëm të paguajnë deri në 80 milionë euro, për të mos humbur cilësinë në krahun e majtë të mbrojtjes. /newsport.al/