Deklan Rajs: Mund të kishim shënuan 10 gola Totenhamit!
Skuadra e Arsenalit ka shënuar fitore të madhe në derbin londinez ndaj Tottenham Hotspur me shifrat 2:1, në javën e 21-të në Premier Ligë. Mesfushori i kombëtares së Anglisë, Deklan Rajs u shpreh tejet i lumtur me paraqitjen e bashkëlojtarëve të tij.
Rajs tha se nuk ishte i kënaqur me rezultatin, pasi mendoi se skuadra e tij mund të shënonte 10 gola.
“Ishim të pafat që nuk shënuam së paku 10 gola sonte. Ne mund të shënonim edhe 5 apo 6 gola tjerë, kjo është zhgënjyese sonte”, u shpreh Rajs.
Me këtë fitore, Arsenali shkoi në kuotën e 43 pikëve në pozitën e 2-të, duke iu afruar Liverpullit në katër pikë./Indeksonline/