
Deklarata që tronditi VLEN-in – Kryeministri shpërfill Adnan Azizin: S’ka asnjë fuqi politike
Deklarata e shefit të shtabit zgjedhor të VLEN-it, Adnan Azizi, se do të ndalohen të gjitha “projektet sllave” në Tetovë– ka marrë një kundërpërgjigje të prerë nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.
Kreu i ekzekutivit, pa ia përmendur as emrin Azizit, u shpreh shkurt se ai nuk ka peshë politike për të ndikuar në proceset vendimmarrëse të shtetit.
“Ai që përmendët ju nuk ka fuqi politike për të vendosur për proceset aktuale në vend,” tha Mickoski.
Ky reagim i Mickoskit lë të kuptohet se për të, VLEN-i dhe eksponentët e saj nuk janë faktorë realë në nivel shtetëror, pavarësisht pjesëmarrjes në qeveri.
Retorika e Azizit, e mbështetur në gjuhë etnike dhe simbole kombëtare, shihet më shumë si përpjekje për mobilizim elektoral sesa si politikë konkrete qeveritare.
Në këtë mënyrë, Mickoski jo vetëm që e relativizoi deklaratën e Azizit, por edhe i dërgoi sinjal opinionit se qeverisja mbetet e centralizuar tek VMRO-DPMNE, duke ia mohuar partnerëve shqiptarë fuqinë e vendimmarrjes. Flaka