
Dënimi me karton të kuq, Vasoski pezullohet për një muaj!
Skuadra e Sileksit do të jetë plot një muaj pa trajnerin Aleksandar Vasoski. Ky i fundit u pezullua për shkak të protestës ndaj arbitrit, pas përfundimit të ndeshjes me Vardarin.
Incidente dhe pakënaqësi me arbitrimin në Kratovë, ka pasur gjatë ndeshjes me Vardarin, ndërsa në fund të ndeshjes, pas një shkëmbimi fjalësh me gjyqtarët, trajneri i Sileksit u përjashtua nga fusha me karton të kuq. Për këtë akt Vasoski u dënuaa me një muaj pezullim dhe 200 euro gjobë.
Ndalimi fillon më 10 mars dhe do të zgjasë deri më 10 prill. Kjo do të thotë se Sileks do të jetë pa strategun në tri ndeshjet e ardhshme kundër Brera Strumicës, Tikveshit dhe Voska Sport. Për shkak të kartonit të kuq, me nëj ndeshje u pezullua me një ndeshje ndalesë edhe Ilija Donov.