Denveri barazon serinë, Indiana fundos Nju Jorkun
Pas zhgënjimit në dy takimet e para në fushën e saj, skuadra e Denver ka triumfuar në dy sfidat e radhës në Minesota, duke barazuar 2-2 serinë. Ekipi kampion i NBA fitoi 115-107, në një ndeshje me rivalitet dhe emocione shumicën e kohës.
Nikola Jokiç me 35 pikë ishte më i miri në fushë për Denverin, mbështetur edhe nga Aaron Gordon me 27 pikë. Në krahun tjetër, Entoni Eduards realizoi 44 pikë për Minesota, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen.
Edhe në Konferencën e Lindjes, barazim 2-2 me ndeshjes mes Nju Jorkut dhe Indiana-s, me këtë të fundit që i fitoi dy sfidat në fushën e saj. Indiana triumfoi thellë 121-89 ndaj nju-jorkezëve.
Haliburton me 20 pikë ishte lojtari më i mirë i Indiana-s, por dferencën e bëri stoli, nga ku erdhën 57 pikë. Për nju-jorkezët u dallua Burks me 20 pikë, por që mbetën për statistikë.
Konferenca e Lindjes
Nju Jorku – Indiana, 89-121 (2-2)
Boston – Klivlend, (2-1)
Konferenca e Perëndimit
Denveri – Minesota, 115-107 (2-2)
Oklahoma – Dallasi, (1-2)