Denveri humb sfidën në kohën shtesë, Indana ndal Dallasin
Kampionët e Denver Nagets u mundën me rezultat 117-107 nga Feniksi, pas kohës shtesë. Ndeshje me rivalitet deri në fund, ku për miqtë u dalluan Durant me 35 pikë e Allen me 28 pikë. Marrej e Jokiç realizuan 53 pikë së bashku për Denverin, por që s’mjaftuan për të fituar.
Fitore jashtë fushe edhe për Indiana Pejsersin, që mposhti 137-120 skuadrën e Dallasit. Plot 9 lojtarë të Indiana realizuan mbi 10 pikë, duke e bërë kolektivitetin armën kryesore. Luka Donçiç realizoi një “triple double” për teksanët (39 pikë, 10 kërcime, 11 asist), por që mbetën për statistikë.
Majami, falë 26 pikëve të Batlerit, mundi 118-110 Detroitin, duke qenë në zonën “play off” në Lindje. Befason Bruklini, që mundi 112-107 Filadelfinë, sfidë ku u dalluan Shroder e Smith, me nga 20 pikë secili. Ndalet skuadra e Bostonit, që u mund 105-104 nga Klivlendi në sekondat e fundit. Për vendasit u dallua Uejd me 23 pikë, duke i bërë të pavlefshme 26 pikët e Tatumit për Boston Seltiks, që pavarësisht humbjes mbrojnë kreun në Lindje.
NBA-REZULTATET
Sharlot – Orlando, 89-101
Bruklin – Filadelfia, 112-107
Klivlend – Boston, 105-104
Majami – Detroit, 118-110
Nju Jork – Atlanta, 100-116
Toronto – Nju Orlins, 98-139
Hjuston – San Antonio, 114-101
Dallas – Indiana, 120-137
Denver – Feniks, 107-117