
Denveri ndal Oklahomën, disfatë për Lakers dhe Majamin
Denveri ngjitet në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit pas fitores 140-127 ndaj kryesuesve të Oklahoma Sitit. Një ndeshje spektakolare, ku Nikolla Jokiç realizoi 35 pikë e Marrej shtoi 34 pikë për miqtë.
Humbja e dytë radhazi për Lejkers, që u mundën 111-108 në fushën e Bruklinit. Vendimtar stoli i skuadrës vendase, nga ku erdhën 44 pikë.
Humbet edhe Miajami, që në fushën e tij u mund 105-102 nga Sharlot (Brixhis me 35 pikë).
Ngjit shkallët në renditje ekipi i Golden Stejt, që mundi 130-120 Portland (4 lojtarë realizuan mbi 20 pikë).
Fiton edhe skuadra e Memfisit, që falë 29 pikëve të Xha Morant mundi 120-118 Feniksin në sekondat e fundit.
NBA-Rezultatet
Atlanta – Filadelfia, 132-123
Boston – Juta Xhaz, 114-108
Bruklin – Lejkers, 111-108
Majami – Sharlot, 102-105
Toronto – Uashington, 119-104
Çikago – Indiana, 121-103
Hjuston – Orlando, 97-84
Memfis – Feniks, 120-118
Oklahoma – Denver, 127-140
San Antonio – Dallas, 129-133
Golden Stejt – Portland, 130-120
Sakramento – Nju Jork 104-133