Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Deputetët e AKI-t dorëzojnë Rezolutë për gjykim të drejtë ndaj ish-krerëve të Kosovës
Maqedoni

Deputetët e AKI-t dorëzojnë Rezolutë për gjykim të drejtë ndaj ish-krerëve të Kosovës

February 13, 2026

AA

Një nismë e re parlamentare është ndërmarrë nga deputetët e Aleancës Kombëtare për Integrim – Frontit Europian, të cilët kanë dorëzuar një Propozim-Rezolutë që kërkon respektimin e standardeve të procesit të rregullt ligjor në gjykimin ndaj ish-krerëve të Republikës së Kosovës.

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) theksojnë se përmes kësaj rezolute synohet të riafirmohet përkushtimi ndaj shtetit të së drejtës, pavarësisë së gjyqësorit dhe respektimit të të drejtave themelore të njeriut. Sipas tyre, proceset që po zhvillohen në Dhomat e Specializuara të Kosovës duhet të jenë në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare.

Në dokument nënvizohet rëndësia e prezumimit të pafajësisë, garantimit të mbrojtjes efektive dhe zhvillimit të gjykimeve brenda një afati të arsyeshëm për të gjithë të akuzuarit. Po ashtu, rezoluta vlerëson kontributin e udhëheqësve institucionalë dhe të pjesëtarëve të luftës çlirimtare në proceset e paqes, stabilitetit dhe integrimit euroatlantik të rajonit.

Deputetët nënshkrues u bëjnë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit që ta mbështesin këtë nismë, duke theksuar se drejtësia ndërkombëtare duhet të jetë e paanshme dhe e pavarur nga çdo ndikim politik.

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Top profesionet më të paguara në Maqedoninë e Veriut

November 23, 2026
Maqedoni

Ju presin gjobat! Rojet komunale në Butel nisin “gjuetinë” ndaj

November 23, 2026
Maqedoni

Mickoski: Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill

November 23, 2026
Maqedoni

Serbi voziste me 158 km/orë aty ku lejoheshin vetëm 80

November 23, 2026
Maqedoni

Dyshohet për helmim të qenve në Butel, “Anima Mundi” kërkon

November 23, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5241
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15612
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Top profesionet më të paguara në Maqedoninë e

Me një pagë mesatare prej 110.801 denarësh (rreth 1.802 euro), programuesit janë bindshëm më të paguarit në Maqedoninë e Veriut,

Maqedoni

Ju presin gjobat! Rojet komunale në Butel nisin

Në territorin e Komunës së Butelit sot po zhvillohen kontrolle të shtuara inspektuese, në koordinim me shërbimet inspektuese të Qytetit

Maqedoni

Mickoski: Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill të vitit 2028, ndërsa mandati im si kryeministër përfundon pas pak

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.