
Deputeti i ASH-së, Sadik Sulejmani niset për në haxh
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Sadik Sulejmani, ka udhëtuar për të kryer obligimin fetar të Haxhit, mëson portali TS.
Megjithëse situata politike brenda ASH-së dhe në qeveri është e tensionuar dhe e mbushur me kalkulime dhe pazare politike, duket se Sulejmani e kishte bërë me kohë nijetin për të shkuar në Haxh.
Kushti i pestë i islamit është haxhi. Haxhi, është vizita e vendeve të caktuara në kohë të caktuar në mënyrë të posaçme (të caktuar) dhe iu bëhet obligim atyre që kanë mundësi financiare./Zyrtare.net/