
Deputeti i VLEN, Bekim Sali: Në Zajaz sot investohet për qytetarët, jo për nipat
Deputeti i koalicionit VLEN, Bekim Sali, ka reaguar përmes një statusi në rrjete sociale, duke kritikuar mënyrën e mëparshme të qeverisjes në fshatin Zajaz, vendlindjen e kreut të BDI-së Ali Ahmeti.
“Aliu, në Zajaz investoi vetëm një herë: e bëri nipin e vet pronar të “Soravis”. Sot, falë VLEN-it, në Zajaz po investohet për qytetarët – jo për nipat.”, ka shkruar Bekim Sali./ ZYRTARE.net