
“Dera është e hapur në çdo moment, mund të jesh në formë dhe merr ftesën”
Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo shpalosi listën e futbollistët për finalet e Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”. Trajneri brazilian në konferencën zyrtare për media në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” arsyetoi përzgjedhjen e lojtarëve, duke shpjeguar përgatitjet, sfidat miqësore dhe finalet e “EURO 2024”.
“Sigurisht puna me një kombëtare është ndryshe nga klubet, patëm 2 miqësore në mars që u dhamë mundësinë disa lojtarëve që nuk iu dhamë më përpara ti provonim. Në miqësore bëmë disa testime dhe provuam disa lojtarë që donim të provonim.
Dera është e hapur në çdo moment, mund të jesh në formë dhe merr ftesën. Nuk kemi shumë kohë për të bërë eksperimente. E theksoi edhen njëherë që finalet e Europianit janë komplet diçka tjetër ndryshe nga kualifikueset që ke 10 muaj kohë që të luash, por çdo lojtar është në 100%.
Zgjedhja ime është e vështirë por dua t’i falënderoi të gjithë lojtarëve, nuk mundem që të ftoj më shumë lojtarë. Jam i bindur që grupi i lojtarëve është i qetë, kam qenë vetë futbollist dhe e di se çfarë do të thotë të rrish në stol ose në tribunë, nuk të vjen mirë por duhet të pajtohen me vendimet e trajnerit.”