Dervish Hasi abuzoi s*eksualisht me 16-vjeҫaren, ish-Myftiu i Tiranës: Nuk duhet lejuar të përdoret feja si justifikim
Ditën e djeshme, policia e Tiranës, ka vënë në pranga 42 vjeçarin Dervish Hasi, pasi akuzohet se ishte tutor i një vajze të mitur.
Sakaq, mbi 42 vjeçarin rëndon akuza se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 16-vjeҫare, të cilën e prezantonte si bashkëshorten e tij të katërt.
Një histori e pazakontë për një mjek, besimtar, i cili bashkëjetonte me 3 gra në kryeqytet.
Kirurgu aplikonte në mënyrë të paligjshme, një jetë poligame dhe e prezantonte të miturën si gruan e tij të katërt.
Gjithashtu, mësohet se 42-vjeçari kishte hapur një grup në rrjetet sociale, ku shpërndante videot erotike me gratë e tij.
Lidhur me këtë ngjarje tronditëse, në një intervistë televizive, ka folur edhe ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra.
“Duhet të mos kufizohemi në këtë rast vetëm në gjykimin seksual. Në vlerësimin tim kemi një zhbërje të vlerave. Dhe kjo jo vetëm në aspektin personal, por edhe në aspektin seksual, kulturor dhe në aspektin fetar po ashtu.
Kjo sepse veprime të tilla jo humane dhe jo fetare, që dhe duke shpërndarë edhe videot në një grup virtual, është përtej çdo logjike.
Nuk ka asnjë libër Kurani që ka zbritur në Tokë asnjë citat që e këshillon apo e udhëzon një gjë të tillë. Dhe kjo jo vetëm në Shqipëri por kudo, ku të pranohet një marrëdhënie me një vajzë 14-15vjeçare dhe aq më shumë që shpërndante video të marrëdhënieve.
Por unë i qëndroj një zhbërje të të gjitha vlerave fetare në të gjitha nivelet. Kjo është një skllavëri e këtij shekulli.
Të tillë autorë u duhet që e vetmja mënyrë për ta justifikuar këtë makabritet të përdorë fenë. Dhe kjo nuk duhet lejuar”, është shprehur ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra.