AA
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka arsyetuar vendimin e tij për ta mbyllur seancën konstituive pa zgjedhur nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb. Ai pas dështimit të mbajtjes së mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, në mungesë të kourumit, tha se ka qenë para dy zgjidhjeve, të ndalojë punimet e Kuvendit, rrjedhimisht sipas tij, bllokimin e shtetit apo vazhdimin e punës së Kuvendit dhe rrjedhën e afatit për formim të qeverisë.
Baza juridike sipas Bashës për këtë vendim ka qene Rregullorja e Kuvendit.
Këto arsyetime, kryeparlamentari Basha tha se e njoftoi edhe presidenten Vjosa Osmani, në takimin e sotëm.
“Kam qenë para një pozite ose të ndalojë punimet e Kuvendit ose të vazhdojë punimet andaj kam velrësuar ae Kuvendi nuk mund të mbetët jo funksional për shkak të moszgjedhjes së nënkryetarit nga komuniteti serb. Për mua ka qenë shumë e rëndësishme që Kuvendi të konsdierohet i konstituar. Baza për këtë vendim ka qenë Rregullorja e Kuvendit”, tha ai.
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit dështoi pasi nënkryetarët e PDK-së dhe LDK-së kanë refuzuar të marrin pjesë.
Aty ishin vetëm kryeparlamentari, Dimal Basha, nënkryetarja nga LVV, Albulena Haxhiu, si dhe në kryetarja nga radhët e komuniteteve jo serbe, Emilja Rexhepi.
Çështja për ndryshimet kushtetuese mund të vendoset në tryezë në atë moment kur do të ndërtojmë besim përmes garancave të
Dita Botërore për Sigurinë në Punë këtë vit shënohet në hijen e tragjedisë së fundit në një kantier ndërtimi në
Prof.dr. Biljana Angellova, profesoreshë e rregullt në Institutin Ekonomik në Shkup, është rizgjedhur rektore e Universitetit “Shën Cirili e Metodi”