Detaje nga ngjarja e rëndë në Korçë, nënë e bijë dyshohet se humbën jetën rreth 5 ditë më parë
Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Korçë, ku u gjetën pajetë në banese nënë e bijë, të moshës 74 dhe 54 vjeç.
Sipas informacioneve dyshohet se nënë e bijë kanë ndërruar jetë prej ditës së diel, ku kanë shkëputur edhe çdo kontakt me familjarë të tjerë.
Dyshohet se vajza mund të ketë pësuar atak, ndërsa nëna ka ndërruar jetë më pas, në pamundësi për të lëvizur, dhe për shkak të mungesës së ilaçeve në banesë.
Siç shihet edhe nga pamjet, në zonë ndodhen edhe forca policie jashtë ambienteve të pallatit.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës së këtyre shtetaseve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al