Detaje të reja mbi rastin Diddy/ Flet avokatje: Ekzistojnë tre kaseta me përmbajtje se*suale! Janë të përfshirë personalitete të famshëm dhe…
Avokatja Ariel Mitchell Kidd , e cila përfaqëson një nga viktimat e Diddy , pretendon se është e informuar për ekzistencën e tre kasetave me përmbajtje seksuale me producentin e muzikës.
Siç thotë ajo për “NeësNation”, në këto rregjistrime shfaqen tre personalitete të famshme por nuk preferoi të zbulonte indetitetet e tyre.
“Njerëzit që më kontaktuan pohuan se ekzistonin tre kaseta të ndryshëm me tre njerëz të famshëm, përfshirë Diddy,” tha avokatja.
Ajo madje shtoi se të tre personat janë shumë të famshëm. Avokatja pranoi se nuk i ka parë filmat, dhe as ndonjë “screenshot” të tyre, për të konfirmuar me siguri se ato ekzistojnë.