Detaje të reja nga Turqia, Viktor Osimhen do të firmos me “Djajtë e Kuq”
Detaje të reja vijnë nga Turqia në lidhje me të ardhmen e sulmuesit nigerian Viktor Osimhen. Lojtari 26-vjeçar është aktualisht pjesë e Gallatasaraj (ku luan i huazuar), por në pronësi të Napoli.
Mediat konfirmojnë se Mançester Junajtedi ka arritur një marrëveshje verbale me lojtarin për transferimin e tij në Premier Ligë sezonin tjetër. “Djajtë e kuq” do të paguajnë klauzolën prej 65 milionë euro te Napoli.
Kjo shumë do të shkojë tërësisht ne Napoli, që ka kohë që kërkon të largojë Osimhen. Disa ekipe angleze dhe PSZH janë vënë në gjurmët e tij, por duket se ai ka zgjedhur të luajë me Junajtedin.
Osimhen realizoi dy gola në fitoren 2-1 të Gallatasarait në fushën e Rizespor. Sulmuesi, që ka një kontratë deri në vitin 2026 me Napoli, këtë sezon ka realizuar 19 gola në 24 ndeshje zyrtare me skuadrën turke.