Dezinsektim kundër mushkonjave në shtatë komuna të Rajonit Juglindor të enjten dhe të premten
Të enjten dhe të premten në shtatë komuna të Rajonit Juglindor do të realizohet dezinsektim larvicid, përkatësisht spërkatje kundër mushkonjave, njoftuan nga Qendra për Zhvillim të Rajonit Juglindor.
Sipas planit të publikuar, të enjten aktivitetet do të zhvillohen në Radovish nga ora 09:00, në Konçe nga ora 12:00 dhe në Strumicë duke filluar nga ora 12:00.
Ndërsa të premten spërkatja do të vazhdojë në Vallandovë nga ora 09:00, në Vasilevë nga ora 12:00, në Bosillovë nga ora 09:00 dhe në Novo Sellë duke filluar nga ora 12:00.
Nga Qendra për Zhvillim të Rajonit Juglindor u bëhet apel bletarëve që me kohë të ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve gjatë procesit të spërkatjes. Gjithashtu, qytetarëve u rekomandohet të shmangin lëvizjen në zonat ku do të kryhet trajtimi gjatë kohës së realizimit të aktiviteteve.
Në njoftim theksohet se në rast të kushteve të papërshtatshme atmosferike, spërkatja do të shtyhet dhe do të realizohet në një termin tjetër të përshtatshëm
