Dhjetë transferimet e bujshme në ditën e fundit të merkatos verore
Ka përfunduar edhe zyrtarisht afati kalimtar veror, në një maratonë ngjarjesh në të cilën ishim dëshmitar të shumë transferimeve që kompletuan klubet anembanë botës. Dita e fundit e afatit kalimtar u shoqërua me shumë lëvizje në të gjitha anët, ku pati transferime dhe largime befasuese nga ekipet. Man. Junajted arriti që më në fund të sigurojë transferimin e Manuel Ugartes, ndërsa në anën tjetër humbi Skot MekTominej, i cili kompletoi transferimin tek Napoli.
Në anën tjetër Milani arriti që të sigurojë shërbimet e Tamu Abraham në formë huazimi, ndërsa Çellsi e transferoi Xhadon Sançon në formë huazimi me obligim blerje nga ‘Djajtë e Kuq’. Pas shumë zërave që e lidhën për një largim nga Italia, megjithatë Viktor Osimhen nuk ia doli të gjejë një klub të ri dhe do të mbetet pjesë e Napolit për sezonin e ardhshëm.
Transferimi i Sterling tek Arsenali tashmë është konfirmuar, ndërsa sa i përket Ivan Tonej, ai është konfirmuar nga Al Ahli në Arabinë Saudite.
Dhjetë transferimet më të mira që u kompletuan në ditën e fundit të afatit kalimtar veror
1.Xhadon Sanço (nga Man. Junajted te Çellsi)
2.Manuel Ugarte (nga PSZH tek Man. Junajtedi)
3.Rahim Sterling (nga Çellsi tek Arsenali)
4.Tamu Abraham (nga Roma te Milani)
5.Skot MekTominej (nga Man. Junajted te Napoli)
6.Manu Kone (nga Borussia Mynshenglladbah te Roma)
7.Ivan Tonej (nga Brentford tek Al Ahli)
8.Aleksis Saelemaekers (nga Milani te Roma)
9.Neto (nga Burnemauti tek Arsenali)
- Arnaut Danjuma (nga Viljarreali te Xhirona)