AA
Bahri Cani
Policia dhe forcat e angazhuara nga Vuçiqi mbrëmë kanë ndërhyrë brutalisht ndaj protestave paqësore të mijëra njerëzve në Novi Sad. Një dhunë e tillë policore dhe të forcave të tjera nuk mbahet mend ndonjëherë në kryeqytetin e Vojvodinës.
Organizatorët thonë se incidentet i ka nisur policia, ndërsa regjimi i Vuçiqit pohon të kundërtën, duke deklaruar se policët u sulmuan pa asnjë arsye.
Si pasojë, shumë qytetarë janë lkënduar dhe arrestuar. Policia me maska përdori bomba shokuese, gaz lotsjellës dhe dhunë ndaj studentëve e qytetarëve, por edhe ndaj personave të moshuar që po kalonin në rrugë.
Vetë Vuçiqi tha se protestuesit po “tentojnë të destabilizojnë Serbinë” dhe se protestat po mbështeten nga “jashtë.
Në Serbi dje kanë qenë edhe disa eurodeputetë. Vuçiqi ju bëri thirrje “… Shkoni rrënojeni vendin tuaj, mos e rrënonin Serbinë. Plehra të ndyra. Jo vetëm që jeni plehra, por jeni edhe më keq se aq…”
Përfaqësuesit e Qeverisë kanë akuzuar deonstruesit për dhunën ndaj policisë.
Brutaliteti i policisë shihet edhe në shumë video të publikuara në rrjetet sociale…
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se sot në Shkup do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit, kjo
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira lokale të pakta
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në emisionin “Debat në SHENJA”, deklaroi se “nuk ka plot Aleanca”. “Nuk ka