Dhuna në Kuvend, ambasadori i BE ‘fshikullon’ opozitën: Është për të ardhur keq…
BE dhe vendet që kërkojnë të hyjnë në familjen evropiane duhet të përafrojnë politikat e tyre të jashtme dhe ato të sigurisë në mënyrë që të mbrojnë interesat e përbashkëta përball sfidave të ndryshme. Kjo ishte thirrja që ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato bëri nga Kuvendi gjatë sesionit plenar të Asamblesë Parlamentare të Nismës së Evropës Qendrore.
Ai u ndal edhe tek aktet e dhunës nga opozita në Kuvend. “Ndjej keqardhje për situatën e krijuar, është për të ardhur keq”, tha ai.
Gonzato u shpreh se procesi i zgjerimit duhet të bazohet në kryerjen e reformave të thella dhe zhvillimin e një tregu të përbashkët rajonal që më pas të integrohet lehtësisht në tregun evropian.
“Në këtë nisëm bëhen bashkë shtete anëtare ekzistuese me ata që duan t’i bashkohen për të rritur më shumë bashkëpunimin mes nesh për një Evropë më të fortë. Ky rajon së bashku me Ukrainës dhe Moldavinë nuk janë thjeshtë fqinjë për BE, por një nga partnerët strategjik të BE-së dhe miqtë më të ngushtë. Që ky rajon të bëhet pjesë e BE është pjesë e vizionit tonë më të gjerë për një Evropë më të gjerë dhe më të sigurt. Pas luftës në Ukrainë dhe zgjerimi i BE mbetet një përparësi e axhendës evropiane. Ky është një proces dinamik dhe presim që të çelim negociata me Shqipërinë për grup-kapitujt e parë.
Është e qartë që të dyja palët, si ato në BE dhe ato jashtë BE, e kuptojnë që ky moment për zgjerimin është i rëndësishme dhe duhet çuar më tej dhe kjo vjen përmes përpjekjeve më të forta për reforma. Plani i rritjes për Ballkanin është mbështetja e BE për zhvillimin ekonomik të rajonit dhe reformat themelore që janë të domosdoshme për anëtarësimin në BE. Ne po mundohemi që Ballkani Perëndimor të të krijojë tregun e përbashkët rajonal pasi është themelor për të kaluar tregjet e vogla dhe t’i bëjë vendet më konkurruese dhe të zhvillojë ekonominë. Kur rajoni të aplikojë të gjitha standardet e BE do të arrihet anëtarësimi dhe do të behet realitet integrimi në BE. Përafrimi i plotë i politikave të jashtme dhe sigurisë mes BE dhe vendeve janë të rëndësishme pasi në këtë mënyrë mund të mbrojmë interesat dhe vlerat e përbashkëta përballë krizave siç është agresioni rus në Ukrainë”, tha Gonzato.
/a.r