AA
Ministria e Punëve të Brendshme ka dorëzuar kallëzim kundërvajtës kundër tifozit 33-vjeçar me inicialet F.F. i cili pas mbarimit të ndeshjes mes KF Pobeda dhe Shkëndijës së Haraçinës sulmoi dhunshëm hapësirat e zhveshtores ku ndodheshin futbollistët e Shkëndijës.
“Më 1 nëntor të vitit 2025 rreth orës 15:30 në Prilep, në Stadiumin e Qytetit “Goce Dellçev” i ka shkelur dispozitat e Ligjit në mënyrë që i njëjti ka dëmtuar dhe shkatërruar inventar dhe pjesë të tjera të objektit sportiv”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Ndonëse MPB nuk përmend lartësinë e gjobës, sipas neneve të Ligjit për Parandalimin e Dhunës, gjobat për personat fizik që kryejnë akte të tilla sikur tifozi në fjalë, parashikohet gjobë prej 500 deri në 1000 euro. Pavarësisht se Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, derisa gjobiti Klubin me 3.000 euro dhe i ndaloi prezencë të publikut në 4 ndeshjet e ardhshme, kishte konstatuar se me sjelljen e tij personi në fjalë ka rrezikuar sigurinë e lojtarëve të Shkëndijës, kjo për autoritetet ka qenë e pa mjaftueshme që të gjejnë elemente të përgjegjësisë penale për dhunën e shkaktuar.
Ndërkohë, nuk ka kallëzim përkatës për rastin e 2 gushtit, respektivisht thirrjeve raciste, në sy të kryeministrit dhe kreut shtetëror, në sallën sportive të Kumanovës gjatë ndeshjes kualifikuese të basketbollit mes reprezentacioneve të Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë.
Kallëzim përkatës, nuk ka edhe për thirrjet raciste kundër shqiptarëve gjatë ndeshjes së 25 gushtit në Kavadar mes KF Pelishterit dhe FC Shkupit. Nga MPB thonë se kanë ndërmarrë masa për identifikimin e personave, ndërsa klubin Pelister i kanë shqiptuar gjobë. /Alsat.mk
Unionet e studentëve shqiptarë nga Universiteti i Tetovës, Universiteti “Nënë Tereza” dhe Universiteti i Evropës Juglindore kanë publikuar një njoftim
Prokuroria Themelore Publike e Manastirit ka lëshuar urdhër për zhvillimin e një procedure hetimore ndaj një 31-vjeçari nga Manastiri, i
MPB-ja gjatë periudhës së qeverisjes së LSDM-së dhe ish-ministrit Oliver Spasovski ka shërbyer si mjet për mbrojtjen e krimit dhe