Diddy përballet me dy padi të tjera për sulme seksuale mes akuzave në rritje
Sean “Diddy” Combs, 55 vjeç, përballet me dy padi të reja për sulme seksuale, duke rritur numrin e akuzave kundër tij ndërsa mbetet në burg në pritje të gjykimit penal.
Njëra nga paditë, ngritur nga një grua e identifikuar si Jane Doe, e akuzon për përdhunim gjatë një loje bamirësie basketbolli në vitin 1991, ndërsa tjetra vjen nga LaTroya Grayson, e cila pretendon se u drogua dhe u përdhunua në një nga festat e tij në vitin 2006.
Avokatët e Combs i kanë hedhur poshtë pretendimet, duke i quajtur ato “fiksion i pastër.” Në padinë e Grayson, ajo pohon se nuk mban mend ngjarjet e sakta, por ndjeu dhimbje dhe trauma pas festës. Ndërsa ‘Jane Doe’ pretendon se Combs e përdhunoi dhe më pas e kërcënoi, shkruan DailyMail.
Grayson kërkon 15 milionë dollarë (14 milionë euro) dëmshpërblim, ndërsa padia e saj përfshin dëshmi si biletat e avionit dhe të hotelit që i ishin dhënë për të ndjekur festën.
Combs, i cili më parë është përballur me akuza për trafik seksual dhe dhunë, mohon të gjitha akuzat dhe shpreh besim në procesin gjyqësor.
Akuzat e reja shtojnë presionin ndaj tij ndërsa problemet ligjore vazhdojnë të rriten.
A duhet të jenë të gjjthë burrat si
Mihrije Braha dhe Naim Abazi janë një çift shumë i njohur dhe i dashur nga publiku shqiptar. Mihrije shpesh shprehet
Ngjarja në Vlorë, Policia jep detajet: Dyshohet se
Një i moshuar, i identifikuar si Bashkim Durmishi, u gjet i pajetë në banesën e tij në Vlorë. Policia në
Me hyrjen e Gilit në ‘BBVA’, ndjekësit kanë
Pas hyrjes së Gilit dhe djalit të saj në BBVA, publiku filloj të bombardoj me komente të ndryshme në rrjet,