Diddy përballet me një tjetër padi për sulm seksual ndaj një fotografi
Reperi Sean “Diddy” Combs, po përballet me një tjetër padi për sulm seksual, kësaj here nga një fotograf mashkull, i cili pretendon se është detyruar të kryejë një akt seksual ndaj tij në këmbim të një “ngritjeje në karrierë”.
Sipas padisë, e ngritur në Gjykatën e Lartë të Shtetit të New Yorkut, paditësi i referuar si “John Doe” pretendon se incidenti ndodhi gjatë një xhirimi reklamash në vitin 2022 ose 2023.
Ai thotë se iu kërkua ta kthente Diddy-n në set, por në vend të kësaj, reperi e ftoi në trailerin e tij dhe kishte qëllime seksuale, shkruan DailyMail.