
Didie Deshamp flet për akuzat për dhunim ndaj Kilian Mbapes
Didier Deshamp ka komentuar në lidhje me një raport që pretendon se Kilian Mbape po hetohet për një rast dhunimi në Suedi, rast të cilin e ka mohuar vet lojtari. Një gazetë në Suedi të hënën kishte raportuar se sulmuesi i Real Madridit është nën hetime për një rast dhunimi pas një vizite në Stokholm.
E përditshmja suedeze “Aftonbladet” raportoi se dyshohet për një rast dhunimi që është raportuar në polici, por nuk u bë e ditur se kush akuzohet, ndërkaq gazeta tjetër “Expressen” raportoi se Mbape ishte i dyshuari. “Expressen” raportoi se Mbape është akuzuar për dhunim dhe ngacmim seksual dhe se po hetohet nën dyshimet për këtë akuzë. Pas këtyre lajmeve që bën bujë në opinionin sportiv, tani tekniku francez Deshamps ka dhënë opinionin e tij në lidhje me çështjen.
“Ka disa gjëra që nuk është e vështirë për t’i verifikuar, por nëse merrni burim një gjë të vjetër. Në çdo rast unë nuk do të flas për këtë temë. Ai është mjaftueshëm i rritur sa për të ditur si të komunikojë”, ka thënë Deshamp.
25-vjeçari i cili vizitoi kryeqytetin e Suedisë javën e kaluar thuhet se kishte darkuar në restorantin “Chez Jolie” në zonën e Ostermalmit, para se të lëvizte në një klub nate të quajtur ‘V’. Siç thuhet tutje në këtë publikim, raporti policor ka bërë me dije se ky sulm seksual ndodhi të enjten e 10 tetorit dhe krimi u raportua në polici dy ditë më vonë.