
Digjen kukullat me imazh të Vuçiqit dhe Putinit në Kroaci – tërbohen autoritetet në Serbi
Serbia zyrtare është zemëruar pasi një kukull me ngjashmërinë e presidentit serb dhe atij rus është djegur në karnavalin e Kastelas, Kroaci.
Pasi tabloidët nën kontrollin e presidentit serb u egërsuan për shkak të djegies së një kukulle me imazhin e Aleksandar Vuçiqit, ministri i Jashtëm serb e dënoi aktin dhe i dërgoi një notë proteste ambasadës kroate në Beograd.
“Ne humbëm ndeshje, nuk fitoi Lazio” – Tuchel sërish me deklarata i…Luana Vjollca provokon me paraqitjen për Shën Valentin…Si po i jep Ukraina grushtin më të fortë Rusisë, në betejën për Det…Tetë probleme të raportuara nga qytetarët e Ferizajt, rregullohen n…“Kurti bëri gabime”, Joseph: SHBA është një mik i fortë dhe më i mi…
Ndërkohë, vetë Vuçiq sot ka folur për djegien e një kukulle me imazhin e tij, raporton index.hr.
Vuçiq prezanton sistemin antidron që Serbia e bleu nga Rusia
Lexo po ashtu
Vuçiq prezanton sistemin antidron që Serbia e bleu nga Rusia
“E pashë, ma dërguan para se të arrija në Nish. Dikush do të thoshte se është gjë e trishtueshme digia e kukullave. Do të isha bërë xheloz po të ishte kukulla e dikujt tjetër nga Serbia. Kur ma dogjën shtëpinë dhe kishën, çfarë është një kukull. Jam i sigurt që babai im është krenar që djali i tij është problemi më i madh i tyre gjersa ata ia vranë babanë dhe gjyshin”, tha udhëheqësi serb.
Sipas vlerësimit të shtetit serb, “djegia e një kukulle me fytyrën e Vuçiqit është një akt absolutisht i papranueshëm, i cili është në kundërshtim të plotë me përkushtimin e shprehur bashkërisht për normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe përmirësimin e bashkëpunimit gjithëpërfshirës mes dyja vendeve”.
Ndryshe, në karnaval u dogj edhe kukulla me imazh të presidentit rus, Vladimir Putin.