“Dikur thoshte ‘hajnat në burg’, por tani po i mbron hajnat” – Limaj kritikon ashpër Kurtin
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar reagimin e kryeministrit Albin Kurti lidhur me ftesën e tij nga Prokuroria Speciale.
Limaj e ka kritikuar ashpër qëndrimin e Kurtit, duke e akuzuar atë për mbrojtje të personave të dyshuar për korrupsion.
“Kurti dikur thoshte ‘hajnat në burg’, por tani po i mbron hajnat. Ai po e mban qëndrimin se nuk do të paraqitet para Prokurorisë, duke e injoruar hetimin për veprat e mundshme të korrupsionit,” tha ai në Pressing.
Sipas Limajt, Kurti po bën një kthesë të papritur nga ajo që ka premtuar në vitet e kaluara, duke e bërë politikën e tij populliste një mjet për të shmangur përgjegjësitë.