Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Dimitrieska-Koçoska takohet me përfaqësuesit e Bankës Botërore: Konfirmohet përkrahja për reformat dhe prioritetet zhvillimore të vendit
Maqedoni

Dimitrieska-Koçoska takohet me përfaqësuesit e Bankës Botërore: Konfirmohet përkrahja për reformat dhe prioritetet zhvillimore të vendit

April 18, 2026

AA

Në suaza të Takimeve Pranverore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar në Uashington, ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska u takua me nënkryetaren rajonale të Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore Antonela Basani, drejtoreshën rajonale për Ballkanin Perëndimor Shiaoçin Ju, drejtorin ekzekutiv Juxhin Rugenaat dhe drejtoreshën e Zyrës së Bankës Botërore për Kosovën dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut Kerol Mezhevan.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm midis Maqedonisë dhe Bankës Botërore, ku u theksua se ky institucion financiar ndërkombëtar mbetet një nga partnerët më të rëndësishëm të vendit në përkrahjen e politikave zhvillimore, reformave institucionale dhe investimeve kapitale.

Bashkëbiseduesit shqyrtuan edhe portofolin aktual të projekteve aktive, të cilat orientohen drejt përmirësimit të financave publike, modernizimit të infrastrukturës, efikasitetit energjetik, arsimit, mbrojtjes sociale dhe bujqësisë.

Vëmendje e veçantë iu kushtua edhe zbatimit të Kornizës së partneritetit me Bankën Botërore për periudhën 2024–2028, e cila parashikon përkrahje të konsiderueshme financiare dhe teknike për vendin në periudhën e ardhshme.

Në këtë drejtim, u theksua se prioritetet kryesore mbeten përmirësimi i cilësisë së shërbimeve publike, krijimi i kushteve për një sektor privat më produktiv, krijimi i vendeve të reja të punës, si dhe rritja e qëndrueshmërisë së ekonomisë ndaj sfidave klimatike.

Ministrja Dimitrieska-Koçoska theksoi se Qeveria mbetet e përkushtuar në zbatimin e reformave që do të sigurojnë ruajtjen e stabilitetit makroekonomik, financa publike të qëndrueshme dhe përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve. Ajo potencoi se partneriteti me Bankën Botërore ka rol të veçantë në zbatimin e reformave strukturore dhe në realizimin e investimeve strategjike të cilat duhet të kontribuojnë në rritjen ekonomike afatgjate dhe konkurrencën më të madhe ekonomike.

Gjatë bisedimeve u hap edhe çështja e bashkëpunimit në të ardhmen mes vendit tonë dhe Bankës Botërore, ku u shqyrtuan mundësitë për përkrahjen e investimeve të reja strategjike, si dhe përkrahjen e mundshme buxhetore lidhur me zbatimin e proceseve reformuese. Interes i veçantë u theksua për projektet në fushat e energjetikës, infrastrukturës dhe modernizimin e sektorit publik, me qëllim të krijimit të rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe rezistencës më të madhe të ekonomisë ndaj sfidave të jashtme.

Gjatë takimit u fol edhe për mundësitë e shfrytëzimit të instrumenteve të reja financiare që do të ofronin përkrahje shtesë për agjendën reformuese të vendit, si dhe për realizimin e projekteve që kanë rëndësi afatgjate në zhvillimin ekonomik.

Përfaqësuesit e Bankës Botërore përgëzuan angazhimin e Qeverisë për vazhdimin e reformave dhe konfirmuan gatishmërinë e institucionit edhe në periudhën e ardhshme për sigurimin e ekspertëve dhe përkrahjen financiare për zbatimin e prioriteteve zhvillimore të vendit. Në takim, përveç ministres, mori pjesë edhe guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski.

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Ademi: Alta Banka hyri në Maqedoninë e Veriut nga Qeveria

November 12, 2026
Maqedoni

Mbi 136 mijë turistë vizituan Maqedoninë në shtator, shumica dërmuese

November 12, 2026
Maqedoni

Mbi 1.000 magjistra dhe 39 doktorë shkencash të papunë në

November 12, 2026
Maqedoni

Ohri bëhet qendër e dialogut ndërkombëtar kushtetues, mbahet Forumi i

November 12, 2026
Maqedoni

Shasivari në Berlin takon përfaqësuesit e mërgatës: Diskutime për sfidat

November 12, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5149
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15459
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Ademi: Alta Banka hyri në Maqedoninë e Veriut

Arbër Ademi nga BDI sot në një konferencë për shtyp ka folur në lidhje me Alta Bankën, me çka tha

Maqedoni

Mbi 136 mijë turistë vizituan Maqedoninë në shtator,

Gjithsej 136.305 turistë janë regjistruar në Maqedoni gjatë muajit shtator të vitit 2026, të cilët kanë realizuar 264.370 bujtje, tregojnë

Maqedoni

Mbi 1.000 magjistra dhe 39 doktorë shkencash të

Gjithsej 1.026 magjistra dhe 39 doktorë shkencash figurojnë si të papunë në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave zyrtare të

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.