Dimitrievski: Kërkesa për ekstradimin e Gruevskit është detyrim institucional
Kryetari i ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, tha se procedura për ekstradimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski ende nuk ka përfunduar dhe se do të dërgohet një kërkesë e re.
Në një intervistë për “Telma”, ai u shpreh se kërkesa për ekstradim ekziston dhe është në procedurë, ndërsa zhvillimet varen edhe nga situata politike në Hungari.
Dimitrievski kritikoi qeverinë e mëparshme të LSDM-së, duke thënë se ajo nuk ka marrë përgjegjësi të mjaftueshme për arratisjen e Gruevskit. Ai shtoi se institucionet duhet të veprojnë në mënyrë më të vendosur për të çuar përpara këtë proces. Sipas tij, qytetarët presin transparencë dhe përgjegjësi në këtë rast.