Disa të mitur janë gjetur pa ndjenja në një shtëpi në Shkup
Pasditën e sotme disa të mitur janë gjetur në një shtëpi në Shkup pa ndjenja. Ata janë transferuar në Klinikën e Toksikologjisë.
Sot nga ana e zyrtarëve policorë nga SPB Shkup është paraqitur kallëzim për prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe është konstatuar se në shtëpinë e D.G. (40), janë gjetur katër të mitur, dy prej të cilëve ishin pa ndjenja, të cilët kishin konsumuar alkool dhe substanca psikotrope. Personat janë transferuar në Klinikën e Toksikologjisë dhe në koordinim me prokurorin publik, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes, po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, bëjnë të ditur MPB.