AA
Trimëresha e kombëtares së Kosovës, Distria Krasniqi, është kampione në kategorinë -52 kg në turneun prestigjioz Grand Prix që u mbajt në Zagreb të Kroacisë.
Xhudistja e Kosovës nuk ka treguar mëshirë për asnjë rivale, duke fituar medaljen e artë.
Edhe një medalje për shtetin e Kosovës.
“Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Grand Prix Zagreb 2025!
Në xhiron e parë Distria ishte e lirë, në të dytën ajo mposhti me Ippon, Amanda Lima nga Brazili. Në çerekfinale Distria mposhti me Ippon, Blandine Pont nga Franca.🇫🇷 Kurse në gjysmëfinale ajo mposhti përsëri me Ippon, Gaia Stella nga Italia.
Në ndeshjen për medalje të artë Distria mposhti me Ippon, Reka Pupp nga Hungaria”, njofton FXHK.
Prokuroria Themelore Publike- Shkup, i ka lëshuar të gjitha urdhrat dhe drejtimet për zbardhjen e plotë të rastit në Karposh,
Një tërmet u regjistrua këtë mëngjes në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë me magnitudë prej 2.2 ballë sipas shkallës Rihter. Sipas
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se sot në Shkup do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit, kjo