Distria Krasniqi, e para në listën botërore të xhudos
Kampionia olimpike, Distria Krasniqi e mbylli vitin 2023, si lidere e renditjes botërore të xhudisteve, duke grumbulluar 7.715 pikë.
“Ajo është një dhuratë. Distria Krasniqi e gjeti lavdinë olimpike në kategorinë deri në 48 kilogramë, ndërsa më pas, ia vuri syrin një sfidë të re, kalimin në peshat deri në 52 kilogramë, që ishte e njohur më parë në Kosovë, pasi mbulohej nga Majlinda Kelmendi”, njofton Unioni Evropian i Xhudos.
Krasniqi e nisi vitin me medaljen e artë në turneun e Parisit, për ta pasuruar koleksionin e saj të medaljeve. Ajo fitoi edhe medalje të tjera gjatë vitit, ndërsa tani bëhet gati për Olimpiadën e Parisit, ku synon sërish medalje.