
“Djajtë e Kuq” , gati të bëjnë dy goditje të para në merkaton e verës
Man. Junajted synon të bëjë një goditje të dyfishtë në merkato gjatë ditëve në vijim. Sipas “Sunday Mirror”, “Djajtë e Kuq” kanë vënë në shënjestër sulmuesin Mateus Kunja (Volvs) dhe mesfushorin Mohamed Kudus (Uest Ham).
Dy përforcime që konsiderohen të rëndësishme për skuadrën e trajnerit Ten Hag. Braziliani Kunja, 25 vjeç, kushton rreth 45 milionë euro dhe këtë sezon shpërtheu në Premier Ligë, me 14 gola në kampionat. Lojtari ka një kontratë deri në vitin 2027 me Vulverhemptonin. Ndërsa mesfushori nga Gana, Muhamed Kudus, kushton rreth 50 milionë euro, teksa kontrata e tij me Uest Hemin skadon në vitin 2028. Në 33 ndeshje në kampionat këtë vit, ai realizoi 8 gola, duke befasuar në sezonin e tij të parë në Angli.