“Djajtë e Kuq” kanë shënjestruar përforcimin e radhës nga Atalanta
Man. Junajted thuhet se po e konsideron seriozisht transferimin e yllit të Atalanta-s, Ederson, i cili është kthyer në një objektiv të madh.
Sipas “Sky Sports Germany”, Junajted po e konsideron mesfushorin e Atalantas, Ederson, si një nga objektivat e tyre seriozë për të përmirësuar linjën e tyre të mesfushës në vitin 2025. Ka ende një ndarje mes vendimmarrësve në “Old Trafford” nëse braziliani është zgjedhja e përsosur për ta.
Megjithatë, Junajtedi e ka vëzhguar atë shumë herë dhe ka mbledhur të gjitha informacionet e nevojshme për mesfushorin. Ederson, një mesfushor proaktiv, vlerësohet rreth 50-60 milionë euro nga klubi italian dhe ka kontratë me Atalantën deri në vitin 2027.
25-vjeçari ka tre kontribute në gola (dy gola, një asistim) në 16 paraqitje në Serie A këtë sezon.