
“Djajtë e Kuq” kompletojnë transferimin e dytë të janarit, gati testet mjekësore
Man. Junajted pritet ta kompletojë transferimin e tyre të dytë këtë muaj pasi klubi ka ‘rrëmbyer’ një talent nga një klub rival në Premier Ligë. Junajtedi më herët këtë muaj ka siguruar shërbimet 17-vjeçarit Diego Leon, i cili do t’i bashkohet atyre verën e ardhshme pasi të mbushë 18 vjet. Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Amorim pritet që të shtojë një qendërmbrojtës të ri në ekipin e tij.
Romano ka konfirmuar transferimin e të riut Ayden Heaven tek Man. Junajted, me 18-vjeçarin që pritet të largohet nga Arsenali. Testet mjekësore tashmë janë caktuar pasi ai refuzoi një marrëveshje të re nga Arsenali dhe një ofertë nga Aintraht Frankfurt.
Heaven e nisi karrierën e tij tek Uest Hami para se t’i bashkohej akademisë së Arsenalit. Ai ka qenë i përfshirë në ekipin e parë të Mikel Artetas gjatë parasezonit së bashku me Majlls Luis-Skelly dhe Etan Nvaneri.
Heaven ishte në mesin e rezervistëve për ndeshjen ndaj Totenhamit teksa debutimin e tij me Arsenalin e kishte bërë ndaj Prestonit. Një raport i mëtejshëm pretendon se Heaven konsiderohet si një blerje për ekipin e parë të Man United dhe do të ofrojë mbulim për Lisandro Martinez.