“Djajtë e Kuq” njoftojnë mbylljen e kontratës me mbrojtësin francez
Mançester Junajted ndan zyrtarisht rrugët me Rafael Varane-n. Francezi nuk do ta rinovojë kontratën e tij me anglezët dhe do të dalë një lojtar i lirë pas aventurës trevjeçare në Premier Ligë. Ishte vetë klubi I Man. Junajtedit që me anë të një komunikate për shtyp lajmëroi përfundimin e marrëveshjes me mbrojtësin.
Komunikata e Mançester Junajtedit:
“Mbrojtësi i shumë dekoruar mbërriti në klub nga Real Madrid në gusht të vitit 2021 dhe u prezantua në mënyrë të paharrueshme para tifozëve tanë vendas në “Teatrin e Ëndrrave”. Varane ka sjellë shumë klas dhe përvojë në ekip në 93 paraqitjet e tij deri më tani. Francezi ndihmoi në fitimin e trofeut tonë të parë të madh në gjashtë vite, duke ngritur Kupën “Carabao” 2023 në stadiumin ëembley. 31-vjeçari ka shënuar dy gola për “The Reds”, goli i tij i parë erdhi në fitoren në shtëpi kundër Brentford disa vite më parë. Goli i dytë i Varane i dhuroi skuadrës tre pikë pas një fitoreje 1-0 kundër Ëolves në fillim të këtij sezoni 2023/24.
Megjithatë, është puna e padiskutueshme në qendër të mbrojtjes për të cilën Rafa njihet më shumë, pasi ai ka demonstruar cilësinë e tij të padyshimtë që kur iu bashkua klubit. Deri më sot ai ka koleksionuar 67 paraqitje në Premier League, 58 si titullar.
Qendërmbrojtësi ka munguar që nga humbja 4-3 kundër Çellsit më 4 prill, por aktualisht po punon shumë për t’u rikuperuar nga lëndimi i tij dhe shpreson të jetë sërish i disponueshëm para fundit të sezonit për ndeshjet kundër Njukasëllit dhe Brajtonit, përpara finales së FA Cup kundër Man. Sitit më 25 maj. Të gjithë në Junajted falënderojnë Rafan për shërbimin e tij dhe i urojnë atij më të mirën për të ardhmen.”