“Djajtë” e Milanit të “çmendur” pas mbrojtësit francez të Volsburgut
“Kuqezinjtë” e Milanit nuk e kanë gjetur ende përforcimin e nevojshëm, për prapavijën, teksa prej disa javësh, “Djajtë” janë hedhur në sulm për kartonin e italianit të Torino, Alesandro Buonxhiorno, mirëpo duket se shifra e lartë e kërkuar nga “Demat” është e papërballueshme për 7 herë fituesit e Ligës së Kampionëve, të paktën për tani.
Në të tilla rrethane, sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, bordi i Milan po vëzhgon me tepër kujdes, “shtatlartin” e gjermanëve të Volfsburgut, Maksence Lakua, me “gjelin” francez, që po zhvillon aktuaslisht, sezonin e 4-t, në Bundesliga dhe pëlqehet shumë nga bordi “kuqezi”, por edhe tekniku, Stefano Pioli.
Kartoni i 23-vjeçarit të mbrojtjes skadon në verën e vitit 2025 dhe me vetëm 1 vit në marrëveshjes pritet që nga skuadra e Volfsburgut, të ketë një ulje të lehtë, të 20 milionë eurove, që kërkohen për ta lërë të lirë, “shtatlartin” francez, i cili së bashku me anglezin, Fikajo Tomorin, formojnë një dyshe të pakalueshme në prapavijë. /abcneës/