Djali bën fytyra qesharake sa herë ndjen erën e luleve
Molly Riehl i bëri përdoruesit e TikTok të qeshin me një video të lezetshme të djalit të saj të vogël.
Edhe pse djali i saj është pothuajse gjithmonë i lumtur dhe i buzëqeshur, diçka ndryshon tek ai sa herë që sheh lule.
Kur i vogli sheh lulet që duhet të nuhasë, fillon të bëjë fytyra gazmore.
Me kalimin e kohës, Molly arriti të regjistrojë disa shembuj të djaloshit duke u vrenjtur para luleve.
Ajo e ndau atë përmbledhje në TikTok, dhe video deri më tani është parë 1.6 milion herë dhe ka bërë mijëra njerëz të qeshin. /Telegrafi/
@mollyriehl What’s he smelling that we aren’t? #toddler #boymom #toddlertok #flowers ♬ original sound – Molly Riehl