Do të befasoheni: Kur është vonë të pini kafenë?
Ari i zi i quajtur kafe, përmban shumë kafeinë, e cila na mban të zgjuar
Një filxhan, dy ose tre, ndërkaq ata që pinë edhe deri në katër filxhanë kafe në ditë do të jetojnë më gjatë, thonë studimet më të reja.
Mirëpo, kur dhe në cilën kohë mund të pini kafenë fundit ditën që të mund të flini mirë natën?
Kafeja përmban shumë kafeinë dhe na mban të zgjuar. Për t’i shmangu probleme me gjumin, mos pini kafe në fazën e hershme, transmeton Telegrafi.
Ekspertët janë të mendimit që faza e hershme rreth gjashtë deri në tetë orë para se të shkoni në krevat.
Pos pagjumësisë së pakëndshme, kafeina gjithashtu mund të ndikojë edhe në sistemin e tretjes.
Për shkak të sasisë së shtuar të thartirës në lukth, kafeja mund të shkaktojë krupë.
Pra, kafeja e fundit varet nga ajo kur dëshironi të shkoni të flini gjumë.
Nëse në krevat shkoni në orën 23:00, kafenë e fundit do të duhej ta pini deri në orën 17:00. /Telegrafi/