AA
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) njoftoi sonte në një seancë se do të ketë përsëritje të votimit në katër komuna: Gostivar, Qendër Zhupë, Mavrovë-Rostushë dhe Vrapçisht, për shkak se nuk është arritur censusi i nevojshëm i daljes së votuesve.
Sipas Kodit Zgjedhor, për që një proces zgjedhor të konsiderohet i vlefshëm, duhet të marrin pjesë së paku një e treta e votuesve, pra 33,33%.
Në zgjedhjet lokale të mbajtura dje, pjesëmarrja në këto komuna ishte si më poshtë:
Gostivar – 33,31%
Vrapçisht – 25,18%
Mavrovë-Rostushë – 30,31%
Qendër Zhupë – 21,49%
Për shkak të mospërmbushjes së këtij pragu, do të organizohet rivotim në këto katër komuna.
Sipas ligjit, nëse një komunë ka përsëritje të votimit, atëherë duhet që zgjedhjet të shpallen në afat prej 60 ditësh. Në ndërkohë, Qeveria do të duhet të emërojë ushtrues detyre i cili do t’i kryejë detyrat e kryetarit.
Ministria e Punëve të Brendshme informon se është vënë në funksion aplikacioni ueb me ndërfaqe për pajisjet mobile “Qyteti i
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov deklaroi se uji i pijshëm në Gostivar është i pastër dhe
„Politika bazohet në biseda. Unë jam nga ata politikanë që duan të bisedojnë derisa të arrihet zgjidhja. Edhe në rastin